Follow Us:
NUIS: L31727001T l Diclaimer l Privacy Policy l Newsroom l Careers l GTC
Follow Us:
Politika e Privatësisë
Kjo Politike ka për objekt informimin e personave të interesuar subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, përdorimit, përhapjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që janë marrë për të dhënat e tyre.
Bazuar në:
· Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
· Ligjin Nr.124/2024, datë 19.12.2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
CLO Legal Solutions kryen përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe, në veçanti, të drejtën e ruajtjes së jetës private. CLO Legal Solutions angazhohet të respektojë dhe mbrojë jetën private dhe të dhënat personale të çdo individi që lidhet me aktivitetin e saj, përfshirë klientët, punonjësit, bashkëpunëtorët, ortakët, dhe individëve apo dhe klientëve që u përpunohen të dhënat gjatë dhe për shkak të shërbimeve të ofruara prej saj.
Kjo politikë zbatohet veçarnërisht për të dhënat personale që përpunohen gjatë ofrimit të shërbimeve tona dhe më konkretisht:
Shërbime avokatie, konsulence, përfaqësimi ligjor, tregtar, financiar dhe ne fusha te tjera te lidhura me to në çdo formë të lejuar nga legjislacioni në fuqi duke këshilluar dhe përfaqësuar klientin, para palëve të treta, qofshin këta individe apo persona juridike, publikë ose private, autoriteteve shtetërore, gjykatave të të gjitha shkallëve, qoftë fizikisht apo nëpërmjet komunikimeve elektronike, përfshirë formën telematike, kompiuterike, telefonike, call center, video konferencës, etj.
MBROJTJA E TË DHËNAVE
Mbrojtja e të dhënave bazohet në:
· a) Përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme dhe transparent ndaj subjektit të të dhënave;
· b) Grumbullimin dhe mbledhjen për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime;
· c) Minimizim i të dhënave – mblidhen vetëm të dhëna të domosdoshme dhe të mjaftueshme, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;
· ç) Saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen duhet ndërmarrë çdo hap i arsyeshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur apo për të cilin përpunohen më tej;
· d) Ruajtjen për një periudhë të kufizuar - Mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej.
· dh) Sigurinë dhe integritetin e të dhënave që përfshin mbrojtjen ndaj përpunimit të paauorizuar ose të paligjshëm, humbjes, ndryshimit, shpërndarjes ose qasjes aksidentale apo të paautorizuar.
CLO Legal Solutions përpunon të dhëna personale për të realizuar aktivitetin e saj sipas objektit te aktivitetit dhe për të përmbushur detyrimet ligjore dhe kontraktore. a. me qëllim menaxhimin e shërbimeve dhe marrëdhënieve kontraktore dhe ligjore, përpunohen kategori të ndryshme të dhënash personale, duke përfshirë: - të dhëna indentifikuese: emër, mbiemër, atësi, datëlindje, gjinia, numri i identifikimit personal; - të dhëna kontakti: adresë, numër telefoni, adresë emaili; - të dhëna financiare, gjendje shoqërore, detyrime, pagesa, llogari bankare; - të dhëna ligjore: kontrata, informacione pronësore, gjendje gjyqësore, kredi apo detyrime; - të dhëna në lidhje me përfaqësues apo persona të ngarkuar me punët tjetrit. Përpunimi bëhet për qëllime të tilla si: -Praktikë profesionale ose punësim; - Mbrojte ligjore të të drejtave; - Këshillimi, përfaqësimi, negocimi ose rregullimi i marrëdhënieve ligjore ose kontraktore; - ndermjetesimi ose mbledhja ligjore e detyrimeve; - përmbushja e detyrimeve ligjore për raportim apo arkivim; - Komunikimi me klientin për qëllime informimi apo këshillimi ligjor.
TË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE
E drejta për akses
· 1. Çdo person ka të drejtë që pa pagesë me kërkesë me shkrim, të marrë nga kontrolluesi:
· a) konfirmimin nëse të dhënat personale po i përpunohen ose jo, informacion për qëllimin e përpunimit, për kategoritë e të dhënave të përpunuara dhe për marrësit e kategoritë e marrësve, të cilëve u përhapen të dhënat personale;
· b) në një formë të kuptueshme, të dhënat personale dhe informacionin e disponueshëm për burimin e tyre;
· 2. Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, informon subjektin e të dhënave ose i shpjegon atij arsyet e mosdhënies së informacionit.
Kontrolluesi
· CLO Legal Solutions
· Blv. “Bajram Curri”, Pallati nr. 110
· Kati 5, 1022
· Tiranë, Shqipëri
· Web: www.cenameri.com
E DREJTA PËR TË KËRKUAR BLLOKIMIN, KORRIGJIM, FSHIRRJEN
· 1. Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave pa pagesë, kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.
· 2. Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së subjektit të të dhënave, duhet ta informojë atë për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, kryerjen ose moskryerjen e bllokimit, korrigjimit apo të fshirjes.
· 3. Kur kontrolluesi nuk bën bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave të kërkuara prej tij, subjekti i të dhënave ka të drejtë të ankohet te komisioneri.
PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE
CLO Legal Solutions nuk i transmeton të dhënat tuaja personale palëve të treta, me përjashtim të rasteve kur është dhënë pëlqimi juaj shprehimisht ose ligji e detyron për një gjë të tillë.
MASAT E SIGURISË NË LIDHJE ME TË DHËNAT PERSONALE
CLO Legal Solutions është i ndërgjegjshëm për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale dhe respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr.124/2024, datë 19.12.2024.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Po ashtu, CLO Legal Solutions kujdeset që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.
Ne zbatojmë masat teknike dhe organizative të nevojshme për të mbrojtur të dhënat tuaja personale nga humbja aksidentale, ndryshimi i paautorizuar, zbardhja ose aksesimi i paautorizuar sikundër dhe çdo formë tjetër e paligjshme përpunimi. Masa të tilla përfshijnë
- Transformimi i të dhënave personale në një format të palexueshëm, që mund të rikthehet në gjendjen origjinale vetëm me çelësin e kriptimit;
- Sigurimin e konfidencialitetit, integritetit, disponueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së vazhdueshme të sistemeve dhe shërbimeve;
- Rivendosjen e disponueshmërisë dhe aksesit në të dhënat personale në kohen duhur në rast aksidenti fizik ose teknik;
- Testimin dhe vlerësimin e rregullt të efektivitetit të masave teknike dhe organizative të sigurisë.
- Statdartet tona janë në përputhje me legjislacionin ne fuqi dhe çdo kërkesë kontraktore që kemi me palë të treta.
Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni pasi kushtet e këtyre faqeve mund të ndryshojnë nga ato të CLO Legal Solutions.
PYETJE APO ANKESA
· Me anë të shpjegimit të mësipërm, CLO Legal Solutions shpreson t’ju ketë informuar saktësisht dhe në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë suaj.
· Nëse keni pyetje, ankesa/kërkesa, ose vërejtje rreth këtyre çështjeve, mos hezitoni që të na kontaktoni në adresën e mëposhtme ose klikoni këtu [Komente dhe Ankesa]:
Përpunuesi
· CLO Legal Solutions
· Blv. “Bajram Curri”, Pallati nr. 110
· Kati 5, 1022
· Tiranë, Shqipëri
· Web: www.cenameri.com
E DREJTA PËR TU ANKUAR
1. Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë.
Komisionieri për Mbrojtjen e të dhënave
Rruga “A. Toptani”, Kati II-të.
Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.
TË TJERA
Kjo Politikë duhet kuptuar në përputhshmëri me Kushtet e Përgjithshme të kësaj faqeje.
CLO Legal Solutions rezervon të drejtën që të ndryshojë këtë Politikë në çdo moment, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.
Follow Us:
NUIS: L31727001T l Diclaimer l Privacy Policy l Newsroom l Careers l GTC